Pika kontrolli në gjithë qarkun e Dibrës, ndëshkohen 80 shoferë, 10 të tjerëve u hiqen patentat

11 Shkurt 2020, 18:55| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 19:00

  • Share

DIBËR - Dhjetëra shoferë janë ndëshkuar nga policia rrugore në Dibër, pas konstatimit të një sërë shkeljesh gjatë kontrolleve në rrugët kryesore të qarkut.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në terren, forcat e Njësisë Operacionale Lëvizëse të Qarkullimit Rrugor ndëshkuan dhjetra drejtues automjetesh të konstatuar të parregullt nga ana e dokumentacionit apo në shkelje të kodit rrugor.

Burime pranë kësaj njësie thanë se gjatë punës së tre grupeve në terren të vendosur në Mat, Bulqizë e Dibër, janë hequr 10 leje drejtimi për drejtues makinash të konstatuar në shkelje të Kodit Rrugor. Po ashtu, sipas të njëjtave burimeve, 80 drejtues makinash janë dërguar në komision si dhe janë vendosur dhjetëra masa të tjera administrative.

Aksioni i Njësisë Operacionale Lëvizëse do të vijojë edhe në orët në vazhdim në të gjithë qarkun Dibër, ku në shënjestrën e tyre do të jenë edhe automjetet e transportit publik apo të atyre që transportojnë nxënës nëpër shkolla.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?