Pika e titullit për Tiranën, Sormani 'vetëfirmos' largimin

11 Korrik 2020, 10:59| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 11:11

  • Share

Derbi i frikës përfundon në “paqe”. Partizani e Tirana barazuan 1-1 në duke ndarë pikët por për bardheblutë mund të jetë pika e titullit. Melo dhe Muçi në shtesë ishin ata që tundën rrjetën. Nga frika e koronavirusit trajneri Sormani e braktisi ekipin dhe në pankinë u ul zëvendësi i tij Kalari:

Renaldo Kalari Zv/trajner i Partizanit: "Realisht për këtë më vjen keq sepse çunat sot bënë një ndeshje shumë të mirë. Dhanë gjithçka që kishin pavarësisht situatës dhe problemeve të fundit. Sot meritonim fitoren."

Krenar me ekipin ishte drejtori i përgjithshëm Olsi Rama që la të hapur mundësinë e largimit të trajnerit:

Olsi Rama Drejtor i Partizanit: "Njëherë e një kohë thuhej që futbolli është sport burrash, tani e luajnë edhe femrat. Po jam shumë krenar për këta çuna se u treguan vërtet burra. Sormani vjen nga Italia dhe mbase atje ka një kultur tjetër me koronavirusin. Sigurisht që do të komunikojmë me ato (stafin teknik), ata janë trajnerë të Partizanit. Në ditët në vijim do të bisedojmë dhe do të shohim."

Në kampin bardheblu pika ishte si fitore pasi e afron Tiranën me titullin dhe Egbo ishte i kënaqur.

Emmanuel Egbo Trajner i Tiranës: "Derbi gjithmonë ka ngarkesën e vet emocionalisht dhe shumë gjëra të tjera brenda. Kështu që mendoj se barazimi që morëm është një rezultat i kënaqshëm. Nuk ka rrezik, kemi edhe tre ndeshje dhe bëjmë llogaritë tona. Do shohim ndeshjet tona dhe nuk bëjmë llogaritë e tjera."

Tirana kryeson me 7 pikë më shumë se Kukësi që sot luan me Teutën. Partizani mbetet larg zonës evropiane. Po sot luhet edhe Skënderbeu-Vllaznia.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 11/07/2020 11:34

    Respekte për trajnerin Egbo, fliste Shqip shumë mirë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?