Kronikë

Pickimet nga merimangat, mjeku: Më të rrezikshme se gjarpërinjtë! 15 raste gjithsej në spitalin e Fierit

9 Korrik 2021, 13:24| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 14:35

  • Share

FIER- Pickimet nga merimangat dhe gjarpërinjtë po kthehen në një fenomen shqetësues në këto temperatura të larta. Mjeku intoksikolog, Lulëzim Banushaj foli për ‘Report Tv’ duke shpjeguar se në spitalin e Fierit janë paraqitur 10 raste nga pickimi i merimangës dhe 5 raste nga kafshimi i gjarprit dhe nëpërkës. Mjeku u shpreh se pacientët janë paraqitur në spital në gjendje shoku, pa puls, pa tension e me dhimbje të forta trupi.

Fatmirësisht, deri më tani mjeku tha se nuk ka pasur asnjë humbje jete, por vetëm raste shumë të rënda, të cilat kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore nga bluzat e bardha të spitalit të Fierit. Ndërsa theksoi se spitali i Fierit e ka në dispozicion të gjithë kurën e nevojshme që përdoret në këto raste.

Sipas mjekut pickimet nga merimangat janë më të rrezikshme se ato të gjarpërinjve. Banushaj tregoi se shpesh qytetarët pickohen kur punojnë tokën bujqësore.

 “Kemi pasur rreth 10 raste me merimangë, merimanga të ndryshme, merimanga është më helmuese se zvarranikët, me ato që kemi parë ne vijnë deri në gjendje shoku toksik, pa puls, pa tension, me dhimbje shumë të forta të gjoksit dhe dhimbje muskulare, kryesisht dhimbje mesi. Nuk ka pasur humbje jete, por ka pasur raste të rënda, dhe këto kryesisht ndodhin gjatë punësve bujqësore. 4 nëpërka dhe 1 gjarpër, por jo raste të rënda. Ilacet që na duhen dhe janë në qarkullim i kemi në dispozicion”, tha mjeku Banushaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?