Picë me brumë thjerrëzash nga zonja Albana

18 Prill 2022, 11:32| Përditesimi: 18 Prill 2022, 11:33

  • Share

Picë me brumë thjerrëzash

Përbërësit:

300 gr thjerrëza

1 filxhan miell

1 kokërr vezë

1 thelpi hudhër

1 filxhan ujë

Rigon

Borzilok

Kripë, piper

Mbushja sipas dëshirës

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë thjerrëzat, i shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe i kalojmë në një blender. Shtojmë pak miell, një vezë, një filxhan ujë, kripë, piper, rigon dhe borzilok. E punojmë mirë brumin dhe e vendosim në një tavë duke e niveluar mirë. Mbi bazën e brumit të thjerrëzave vendosim pak djathë pice, proshutë dhe domate qershi. E vendosim picën të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?