Foto ilustruese

Pfizer dhe BioNTech aplikojnë sot për leje përdorimi për vaksinën e tyre anticovid

20 Nëntor 2020, 14:17| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 14:21

  • Share

Phizer dhe BioNTech  deklaruan sot se ata do t'i paraqesin Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave ditën e sotme një autorizim për përdorim urgjent për vaksinën e tyre anti-covid.

Vaksina e tyre shënon edhe vaksinën e parë që kërkon liçensim për përdorim emrgjent në SHBA.  

Kompania tha në një deklaratë se kandidati i tyre i vaksinës, i njohur si BNT162b2, potencialisht do të jetë i disponueshëm për përdorim në zona me rrezikshmëri të lartë nga mesi deri në fund të dhjetorit.

Dorëzimi në FDA bazohet në rezultatet e provës klinike të Fazës 3 të vaksinës së Pfizer, e cila filloi në Shtetet e Bashkuara më 27 korrik dhe regjistroi më shumë se 43,000 vullnetarë.

Analiza përfundimtare nga prova zbuloi se vaksina e koronavirusit ishte 95% efektive në parandalimin e infeksioneve, madje edhe tek të rriturit dhe të moshuarit dhe nuk shkaktoi shqetësime serioze njoftuan Pfizer dhe partneri i saj gjerman, BioNTech. Dorëzimi përfshin gjithashtu të dhëna të sigurisë për rreth 100 fëmijë të moshave 12 deri në 15 vjeç.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?