Moment nga ndeshja dhe dy gjyqtarët

Pezullohen dy gjyqtarët e FIBA-s, dyshohen për trukime në Kosovë

20 Mars, 21:57| Përditesimi: 20 Mars, 21:58

  • Share

Gjyqtarët grekë të basketbollit, Dimitrios Zacharis dhe Anastasios Kardris janë pezulluar nga Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) dhe nuk do të kenë të drejtë të gjykojnë deri më 31 tetor 2024.

Zacharis dhe Kardris janë të njohur për basketbollin në Kosovë, pasi emrat e tyre bënë bujë në prill të vitit të kaluar. Ishte klubi kryeqytetas, Sigal Prishtina që kishte bërë akuzë publike se Zacharis e Kardris ishin joshur për të trukuar një ndeshje ‘play-off’-i me Trepçën, në favor të ekipit mitrovicas.

Pas akuzave të Prishtinës, dy grekët u larguan papritur dhe nuk u kthyen më të ishin pjesë e gjykimit në parketet e Kosovës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?