Pezullimi i fondeve të bujqësisë nga BE/ Berisha: Të hetohen edhe projektet e infrastrukturës

19 Korrik 2023, 14:03| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 14:04

  • Share

1689766736_saliberisha.png

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar pezullimin e fondeve IPARD II për bujqësinë nga KE. Berisha thotë se janë pezulluar për shkak të vjedhjes, ndërsa i bën thirrje BE që të hetojë edhe fondet që jepen për infrastrukturën.

“Sot njoftohet se Komisioni Europian pezulloi për shkak të korrupsionit, fondet për bujqësinë shqiptare. Për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit nga kleptokratë të parave të BE që janë jetike për bujqësinë shqiptare. Por këto para shpërdorohen dhe vidhen nga agjencitë qeveritare shqiptare. Ndaj na del edhe Akademia e Çobanëve tani dhe Materniteti i Mushkave.

Por nuk është vetëm kjo vjedhje, unë i bëj thirrje Komisionit Europian, në interesin më të mirë të shqiptarëve, por edhe të taksapaguesve europianë, të hetojnë çdo projekt në infrastrukturë në Shqipëri dhe janë jo të pakta. KE ka financime të mëdha. Bajpasi i Vlorë është krejtësisht vepër e tyre dhe shume projekte të tjera. Pra, është një lajm i mirë kjo, optimist për shqiptarët, sepse institucioni hetimor i BE veproi dhe vendosi. Është e rëndësishme shumë që të dalë në pah i gjithë korrupsioni shqiptar në përmasat e tij”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

BE pezullon fondet për bujqësinë në Shqipëri, zyra evropiane nis hetimet për financimet për IPARD II! Reagon Ministria e Bujqësisë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?