Pezullimi i 4 efektivëve në Velipojë, Ministri i Brendshëm: Ndëshkim për këdo që mbyll sytë para kultivimit të kanabisit

17 Shtator 2023, 13:18| Përditesimi: 17 Shtator 2023, 13:35

  • Share

Pas pezullimit të shefit të Policisë në Velipojë dhe 3 oficerëve të tjerë, të cilët shpërdoruan detyrën pasi dyshohet se lejuan kultivimin e kanabisit, ka reaguar ministri i Brendshëm.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale thotë se është i vendosur për vetë-pastrimin e policisë nga kushdo që tradhton luftën kundër kanabisit. Sipas ministrit, pezullimi i tyre është vetëm hapi i parë ndërshkimor për mbylljen e syve apo ndoshta edhe përfshirjen e tyre në bordorotë e grupeve kriminale që prisnin të korrnin ato 10 mijë bimë narkotike.

‘Ndërsa gjatë javëve të fundit Policia e Shtetit ka zhvilluar shumë operacione lokale dhe në nivel kombëtar kundër kultivimit të lëndëve narkotike, jam edhe më i bindur se kjo luftë duhet të vazhdojë edhe më fort, përderisa përsëri e përsëri, tek apo tuk, kanabisi rinxjerr kokën sapo policia e kthen kokën nga ana tjetër. E kam thënë që ditën e parë në detyrë se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka mundësi të vetme të korret, pa një shef që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur apo kontrolluar në një pikë kalimi kufitar.

Goditja e një rasti tjetër kultivimi të bimëve narkotike, në Velipojë, ku u asgjësuan mbi 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, nxorri në pah edhe përgjegjësinë apo mbylljen e syve të strukturave përkatëse të Policisë vendore. Pezullimi i menjëhershëm i Shefit të Stacionit të Policisë së Shtetit Velipojë bashkë me tre oficerë të tjerë policie në këtë stacion, është vetëm hapi i parë ndërshkimor për mbylljen e syve apo ndoshta edhe përfshirjen e tyre në bordorotë e grupeve kriminale që prisnin të korrnin ato 10 mijë bimë narkotike. Prandaj vetë-pastrimi i Policisë së Shtetit nga kushdo që tradhëton këtë luftë do të vazhdojë çdo ditë, pa kthim pas!’- shkruan Balla.

Zbulimi i gati 11 mijë rrënjëve kanabis në Velipojë të Shkodrës u kushtoi detyrën 4 punonjësve të policisë në Shkodër mes tyre dhe shefit të stacionit policor të Velipojës. Shefi i stacionit policor Velipojë, së bashku me përgjegjësin e kontrollit të territorit, specialistin e hetimit të krimeve si dhe një inspektor policie akuzohen nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit se kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në një sipërfaqe të madhe, në territorin e Velipojës, ku u zbuluan 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Parcelat me kanabis u zbuluan më 14 shtator 2023 gjatë një operacioni kontrolli në territorin e njësisë administrative Velipojë, pas informacionit të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

"Si rezultat, janë gjetur të kultivuara 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Një pjesë e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar nëpërmjet djegies. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, dhe po punohet për dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të tyre" informoi sot policia e Shtetit 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli vezhgon: 17/09/2023 15:26

    Nuk ka asnje lloj mundesie ta kene toleruar gjithe ate kultivim 4 punonjes te niveleve te uleta pa bekimin e drejtuesve vendore te policise si Hodja e Daullja. Jo per gje po sikur u jane kthyer bemave te dikurshme keta tipat. Edhe ne maje te Dukagjinit do ishte pa ferma e madhe e hashshit e jo ne mes te fushes.

    Përgjigju
  • Ngelsi: 17/09/2023 15:00

    Me aq bimë te kultivuara ata mund të kenë korruptuar edhe vete shefin e kultivimit te republikës, ju merreni me numërorët e topave....

    Përgjigju
  • Pepnikaj: 17/09/2023 14:52

    Verfikoni spz tahiraj dhe shikoni se cfare do te zbuloni. Fillojani nga ndertimet e paligjshme e deri tek ……

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?