Petulla të pjekura me portokall nga zonja Albana

24 Mars 2023, 12:21| Përditesimi: 24 Mars 2023, 12:23

  • Share

Petulla me portokall

Përbërësit:

  • 700 gr miell
  • 1 kokërr vezë
  • 60 ml vaj
  • 90 ml lëng portokalli
  • 8 gr pluhur pjekës
  • 140 gr sheqer
  • Lëkurë portokalli
  • Pluhur kokosi
  • Reçel për servirje

Përgatitja:

Në një enë rrahim vezën me sheqerin. Shtojmë lëngun e portokallit, lëkurën e portokalit, vajin, pluhurin pjekës. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas shtojmë gradualisht miellin duke e trazuar pa ndërprerje derisa të krijohet një masë qulli. Lyejmë disa tasa të vegjël me pak vaj dhe hedhim masën e brumit. Tasat i vendosim në një tavë ku kemi hedhur pak ujë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius. Pasi petullat të piqen i largojmë nga forma duke i kthyer përmbys, i lyejmë me pak reçel portokalli dhe i spërkasim me pak pluhur kokosi.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?