Petulla të mbushura me sherbet nga zonja Albana

16 Maj, 12:07| Përditesimi: 16 Maj, 12:09

  • Share

Petulla/Sfoljata të tiganisura me sherbet

Përbërësit:

  • Brumë sfoljate
  • 300 gr bajame të grira
  • 2 kokrra vezë
  • 75 gr sheqer
  • 1 kg sheqer
  • 500 ml ujë
  • Vaj për skuqje
  • Kanellë

Përgatitja:

Presim brumin sfoljat në copa sa një arrë e madhe. Vëmë në një tas porcelani 75 gr sheqer, kanellën, hedhim vezët dhe së bashku me bajamet i punojmë që të bëhet një masë. Hapen copat e sfoljatës në peta të holla dhe u japim formë të rrumbullakët, vëmë në mes nga një lugë mbushje, mbyllim mirë anët që të mos dalë mbushja dhe i skuqim në tigan. Më pas hedhim shurupin e përgatitur me 1 kg sheqer dhe 1/2 litër ujë. I kullojmë nga shurupi, i vëmë në pjatancë në formë piramide dhe i spërkatim me kanellë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?