Petulla që nuk thithin vaj nga zonja Albana

2 Maj 2022, 11:06| Përditesimi: 2 Maj 2022, 11:07

  • Share

Petulla që nuk thithin vaj

Përbërësit:

1 gotë ujë i vakët

1 lgj vaj

2 e 1/2  gotë miell

2 lç maja buke e thatë

2 lgj sheqer

1 lç kripë

Përgatitja:

Në një enë shtojmë majan e bukës, sheqerin, kripën, vajin, i përziejmë derisa të treten produktet, shtojmë miellin dhe ujin e vakët, e zëmë brumin, e lëmë një orë të rehatohet duke e mbuluar me qese membranë. Nga kjo masë krijojmë 10 toptha brumi, i lëmë sërish të pushojnë për 20 minuta.Mbas 20 minutash në mes të çdo topi brumi, kriojmë një vrimë, përpara se ta marrim dhe ta skuqim në vaj vegjetal, masën e hapim më tepër.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?