Petulla në letër pjekje të buta si pambuk nga zonja Albana

19 Prill, 11:42| Përditesimi: 19 Prill, 11:43

  • Share

Petulla në letër pjekje

Përbërësit:

  • 1 gotë qumësht
  • 1 lgj maja e thatë
  • 1 ls sheqer
  • 1 ls vaj
  • 1 vezë
  • 2 gota miell
  • Pak kripë
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Përziejmë qumështin me majanë e thatë, sheqerin dhe një lugë vaj. Shtojmë vezën duke e rrahur dhe më pas shtojmë miellin dhe pak fare kripë. E punojmë mirë brumin dhe e lëmë të vijë për disa minuta. Më pas, ndajmë brumin në kuleçë të vegjël. I punojmë mirë sërish dhe i hapim si një bastun duke i mbledhur në formën e një kërmilli.  Çdo petull të tillë e vendosim në një letër pjekje. I skuqim në vaj të bollshëm duke e larguar letrën me një kapëse. I servirim sperkatur me pak sheqer.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?