Petulla me rrush të thatë, të shpejta dhe plot shije nga zonja Albana

26 Shkurt, 11:20| Përditesimi: 26 Shkurt, 11:21

  • Share

Petulla me rrush të thatë

Përbërësit:

  • 600 gr miell
  • 300 ml qumësht
  • 30 gr maja
  • 100 gr rrush të thatë
  • 100 gr sheqer pluhur dhe kristal të përzier
  • Vanilje
  • Pak kripë
  • Lëkurë limoni
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Zëmë majanë me pak qumësht të vakët, 1 lugë sheqer dhe 1 lugë miell. Më pas shtojmë qumështin, miellin, pak kripë, lëvoren e limonit dhe rrushin e thatë. Brumi duhet të jetë më i trashë se i krepave. E mbulojmë derisa të vijë për rreth 30 minuta. Në tigan me vaj të nxehtë, hedhim me lugë petullat dhe i skuqim nga të dy anët. I vendosim petullat në një enë të shtruar me letër kuzhine, në mënyrë që të thithet yndyra. Mbi to hedhim sheqer dhe i shërbejmë të nxehta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?