Petulla me karrota dhe qepë të njoma nga zonja Albana

16 Janar, 11:31| Përditesimi: 16 Janar, 11:32

  • Share

Petulla me karrota dhe qepë të njoma

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 5 vezë
  • 300 ml ujë i gazuar
  • 2 karrota
  • 3 qepë të njoma
  • Pluhur pjekës
  • Kripë
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Presim karrotat dhe qepët e njoma imët. Në një tas vendosim vezët i rrahim, shtojmë ujin e gazuar, miellin, kripën dhe perimet. E lëmë brumin të pushojë. Në një tenxhere hedhim vaj dhe zhysim garuzhden në vaj të nxehtë. Shtojmë masën e brumit në garuzhden me vaj, e lëmë të skuqet pak, largojmë garuzhden dhe e skuqim petullën dhe nga ana tjetër.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?