'Petroninasit’ në ArTurbina, çelin ‘Rin Art’! Gjimnazisti Klevis Hysko befason me personazhin e Muller! Gjergji Mena: Misioni ynë edukues

16 Prill, 19:37| Përditesimi: 17 Prill, 11:10

  • Share

TIRANE- Sipari i “Rin Art” çelet nga nxënësit e “Petro Nini Luarasit”. 10 prej tyre janë përzgjedhur përmes audicioneve dhe vënë në skenë shfaqjen e Artur Miller “Pamje nga ura” me regji të Deljana Topullit...

Klevis Hysko mban peshën e rolit kompleks të Edi Karbones, me një ngarkesë të fortë emocionale, që i riu, në klasën e 12-të, i mbështetur nga gjimnazistët e tjerë, arrin ta përballojë me sukses.

‘Petroninasit’ përmes dramës së Artur Muller sjellin temën e emigracionit klandestin në Amerikën e viteve ’50, duke e ndërthurur me të tjera problematike sociale, psikologjike morale e ligjore.

Janë 9 regjisorë të rinj që punojnë në 9 shfaqjet që do të vijojnë deri në 30 prill në Teatrin Kombëtar me dyer të hapura

Drejtori Artistik i “Rin Art”  Gjergji Mena tregon se është bërë një punë e gjatë, para se të mbërrihej në momentin skenik.

Janë artistët Dritan Boriçi, Laert Vasili dhe Niada Saliasi që do të vlerësojnë të rinjtë. Në fund të Festivalit do të jepen edhe disa vlerësime, përfshirë çmimin e madh për “Shfaqjen më të mirë”.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?