Petro Koçi: 'Lëvizja ‘Dum Babën’ ka infektuar shumën parlamentare të opozitës, ëndërrojnë 'grusht shteti' kundër SPAK

31 Tetor 2023, 18:19| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 18:34

  • Share

Lëvizja haxhiqamiliste “Dum Babën” ka infektuar rendë shumë parlamentare te opozitës. Sulmojnë institucionet duke ëndërruar një grusht shteti kundër SPAK-ut.

Duke tentuar te zëvendësojnë ballafaqimin politik civil me konfrontim fizik dhe konkurrimin e alternativave me përleshje boksi ata ne fakt nuk po sulmojnë maxhorancën por vete shtetin, vete Republikën.

Grabitja e Klubit Partizani, falsifikimi i dokumenteve, përdorimi i pushtetit kryeministror për të legalizuar manovrat e përvetësimit te trojeve publike ne favor te familjareve janë përgjegjësi penale te cilave nuk mund tu shpëtosh me 14 shtatore te rinj.

Sakrifica solidare e ca deputeteve për të zgjidhur me mjete dhune hallet personale të një kampioni te korrupsionit qeverisës kompromenton rende betimin e tyre kushtetues.

Drejtësia e re, e ngritur mbi gërmadhat e drejtësisë se vjetër e cila varej nga qikllopet e politikes se korruptuar, ka mbështetjen e popullit pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Kjo drejtësi e re mund te themi se  po hedh themelet e një Republike të Re. Koha e pandëshkueshmerisë prepotente ka marre fund.

Kriza, frika, manovrat dhe dhuna e te korruptuarve nuk mund ta rrezojnë këtë Republike të Re.

Republika e Re do te fitoje!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?