Petro Koçi flet Akademinë e Shkencave dhe ironizon Zhupën: Ata që mbajnë një 80 vjeçar kryetar, kërkojnë akademik më të ri

19 Korrik 2023, 14:53| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 14:56

  • Share

Deputeti socialist Petro Koçi, ka folur për ndryshimeve në ligjin e Akademisë së Shkencave. Duke polemizuar me deputetët e opozitës që bënë betejë të madhe për të mos kandiduar Skënder Gjinushi për herë të dytë si kryetar, Koçi në një status në rrjetet sociale, akuzon PD se ka standard të dyfishtë.

'I dhamë fund një stërkëmbëshi ndaj rregullores dhe fyerjes se dinjitetit te deputetit qe ishte aktivizuar nga iluzioni se lufta ndaj një njeriu qe drejton sot Akademinë e Shkencave mund te kthehej ne kauze politike.  Njerëz qe mbajnë deputet një 80 vjeçar e qe duan ta bëjnë kryeministër kane ngritur pandehmen se Akademia e Shkencave nuk është institucioni i mendjeve me te vyera te kësaj shoqërie. Te ndjekësh nga Akademia keta burra dhe gra për arsye moshe është si ti vesh kazmën dijes. Ne e kemi pare me vlerësim pozitiv administrimin e Akademisë vitet e fundit   ku dallohet sidomos dinamizmi dhe gjithë përfshirja. Tri projektet madhore si Fjalori i Madh i Gjuhes Shqipe, Enciklopedia Shqiptare dhe Historia e Shqiptareve kërkojnë stabilitet te drejtimit te Akademisë brenda nje logjike te pranueshme. Ligji nuk garanton mandat te dytë për askënd, por lejon gjithkënd të kandidojë dy herë radhazi e jo me kapërcim si deri tani. Pra nëse zgjidhet zoti Fuga psh ai mund te kandidojë dhe nje here te dyte. Pra ne propozojmë heqjen e një dispozite diskriminuese qe është ne fuqi vetëm per Akademinë e Shkencave. Se fundi dua te deklaroj se  nuk jam unë dhe asnjë deputet qe zgjedh Kryetarin e Akademisë, por nëse do me pyesnin do preferoja me mire një ish politikan qe merret me akademi sesa nje akademik qe merret me politike.'- shkruan Koçi.


Lajmi kryesor:

Miratohet projektligji për Akademinë e Shkencave, kryetarit i lejohet një mandat i dytë! Zhupa: Mbledhje klandestine, s'u njoftuan deputetët! Gjinushi: Dështoi bllokimi i paligjshëm


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?