Petrit Vasili: Rama po ndan Shqipërinë në 4 vilajete në shkelje të Kushtetutës

6 Gusht 2020, 17:02| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 17:04

  • Share

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, duke iu referuar ligjit të ri për zhvillimin rajonal dhe kohezionin, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po ndan Shqipërinë në 4 vilajete, në kundërshtimin me Kushtetutën. Edhe pse ligjin nuk ka asnjë lidhje me ndarjen territoriale, por vetëm me rajone zhvillimore, Vasili thotë se Rama po ndryshon kufijtë e qarqeve.

“Ligji që kemi denoncuar dhe dje ka të bëjë me një rindarje që Edi Rama do t’i bëjë Shqipërisë në 4 rajone pra do të ndajë Shqipërinë në 4 çifligje, vilajete, pashallëqe, quajini si të doni të gjithë ju shqiptarë e dini se çfarë kuptimi kanë këto. Këto kanë të bëjnë vetëm më idenë e një të çmenduri që mendon se Shqipëria është pronë e tij dhe që mendon se mund ta ndajë si të dojë megjithatë përballë tij është kushtetuta e Shqipërisë dhe ju duhet ta dini më së miri se ç’thotë kushtetuta juaj, dokumenti ynë i përbashkët dhe krye ligji i të gjitha ligjeve e mbi të cilin nuk del dot askush. Po e citoj pikë për pikë kushtetutën për të kuptuar që kjo përpjekje është thjeshtë përpjekje e dëshpëruar, e mjeruar që nuk zgjidh asgjë. Kushtetuta thotë qartë që njësitë e qeverisë vendore janë komunat, bashkitë dhe qarqet. Kufijtë e tyre nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to”, u shpreh Vasili.

Sipas Vasilit, qëllimi i kryeministrit Rama është që të të rrëmbejnë pushtetin lokal së bashku me fondin e zhvillimit.

“Asnjëri mos të ketë iluzionin që do të ketë një alibi apo një mbrojtje në bazë të asaj që quhet vendim kolektiv. Secili në mënyrë individuale mban përgjegjësinë e tij juridike. Më të madhen dhe të padiskutueshmen do ta mbajë ai që është në krye të qeverisë por dhe të gjithë të tjerët, ortakë të kësaj plaçkitje të pronës dhe të drejtave të qytetarëve do përgjigjet deri më një”, tha Vasili.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?