Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili tha se një fushatë dezinformimi po mbahet lidhur me vendimet e ekzekutivit saj përket targave dhe dokumenteve serbe. Në reagimin e tij Petkoviç tha se e vetmja gjë që di Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është "nxitja e luftës duke udhëhequr politikën e kërcënimeve dhe shantazheve”.
“Me vendimet e tij të njëanshme për targat dhe dokumentet serbe, Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet, duke përgatitur dhunën në veri. Këtë e ka konfirmuar sot duke bërë të ditur se nga 1 shtatori Prishtina do të vazhdojë me të ashtuquajturin reciprocitet, i cili ka për qëllim shfuqizimin e targave dhe dokumenteve serbe”, u shpreh Petkoviç.
Lajmi kryesor:
Kurti: Dezinformimi rreth reciprocitetit - përpjekje për destabilizimin e Kosovës
S.C/ReportTv.al