Finalja e Kupës së Botës

Peticion me 200 mijë firma, në Francë tregojnë pse finalja e Botërorit duhet të riluhet

23 Dhjetor 2022, 11:59
  • Share

Franca humbi kundër Argjentinës në finalen e Kupës së Botës pas 120 minutave lojë dhe penalltive. Në Francë kanë disa pretendime dhe kërkojnë të pamundshmen, riluajtjen e finales së 20 dhjetorit. Për këtë është hapur një peticion dhe deri në këto momente janë mbledhur më shumë se 200 mijë firma. Francezët tregojnë edhe pretendimet e tyre për një kërkesë të tillë.

Para se sfida të shkonte tek 11-metërshat, Franca pretendoi në disa raste për gjykimin, teksa “Gjelat” protestuan gjatë për penalltinë e akorduar në favor të Di Marias. Ousmane Dembele ishte ai që pati kontatin me sulmuesin anësor, mirëpo nga pamjet u duk se bëhej fjalë për një kontakt tejet të lehtë. Gjithsesi, arbitri Marciniak akordoi menjëherë penallti dhe nuk pati nevojën as për t’u këshilluar me sistemin VAR.

Ndërkohë, një tjetër rast që pretendojnë francezët është edhe një kontakt në zonë mes Thuram dhe Romerons. Gjyqtari polak akordoi faull në dëm të Francës duke ndëshkuar me karton të verdhë Thuram për simulim në zonë, megjithatë sërish pamjet treguan se kontakt pati ndërsa edhe në këtë rast, Marciniak nuk u konsultua me VAR.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?