Petë me mish pule nga zonja Albana

16 Nëntor 2023, 12:11| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 12:12

  • Share

Petë të pjekura me mish pule

Përbërësit:

  • 300 gr petë
  • 2 vezë
  • 200 gr kos
  • 300 gr mish i bardhë pule
  • 100 ml qumësht
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • Vaj ulliri
  • Kripë, erëza të thata

Përgatitja:

Fillimisht mishin e pulës e presim në fileto të holla dhe më pas e shtypim, hedhim pak kripë dhe shtojmë erëzat. Në një tigan me pak vaj skuqim mishin e pulës nga të dyja anët. Ndërkohë petët i zhysim në 1 litër ujë me pak erëza për rreth 30 sekonda sa të zbuten pak. Rrahim vezët bashkë me kosin dhe qumështin derisa të bëhet një masë homogjene.

Lyejmë me pak vaj një tepsi, vendosim një shtresë me petë, filetot e pulës dhe sipër kremin me kos dhe vezë. Vendosim sërish një shtresë petë dhe mish pule. E spërkasim me djathë kaçkavall të grirë në rende dhe e vendosim në furrë për pjekje në temperaturën 200 gradë për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?