Petë kungulli e mbushur me djathë dhe proshutë nga zonja Albana

10 Prill 2023, 11:39| Përditesimi: 10 Prill 2023, 11:42

  • Share

Petë kungulli e mbushur

Përbërësit:

  • 4 kunguj jeshil
  • 1 vezë
  • 100 gr miell
  • 100 ml ujë (lëngu i kungujve)
  • 4-6 feta proshutë
  • 4-6 feta djathë tosti
  • 1/2 tufë koper
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht grijmë kungujt në rende dhe më pas kullojmë ujin e kungujve pasi i shtrydhim. Në një tas vendosim kungujt, vezën, miellin, kripën, piperin e zi si dhe lëngun e lëshuar nga kungujt. Në fund shtojmë koper të grirë. Gjysmën e masës së krijuar e hapim një një tavë. Vendosim një shtresë me proshutë dhe djathë dhe sipër vendosim pjesën tjetër të masës së brumit. E nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?