Petanik me djathë nga zonja Albana

19 Janar, 11:51| Përditesimi: 19 Janar, 11:53

  • Share

Petanik me djathë

Përbërësit:

  • 2 pako petë të pjekura
  • 600 gr djathë
  • 3 kokrra vezë
  • 700 ml kos
  • 1 majë luge sodë buke
  • 150 gr gjalpë
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Përgatisim në fillim lëngun me të cilin do spërkaten petët. Tresim gjalpin në një tigan të madh, shtojmë vajin, hedhim kosin, vezët e rrahura, djathin e copëtuar, pak piper të zi, pak sodë dhe i përziejmë, duke ngrohur pak lëngun. E provojmë për kripë dhe hedhim aq sa duhet. Lyejmë tepsinë dhe i rendisim petët një e nga një, duke i spërkatur nga pak me lëngun e përgatitur. Petët nuk i njomim shumë, sepse na qulloset petaniku, por pak kujdes me anët e petëve që të mos na mbeten të thata. Petën e sipërme e spërkasim me vaj dhe pastaj e lagim me qumësht, aq sa të jetë njomur e gjithë sipërfaqja. E lëmë 5 minuta të pushojë. E pjekim në furrë të parangrohur, në temperaturë 185 gradë për rreth 45-50 minuta. Pasi e heqim nga furra, e mbulojmë me pecetë dhe e lëmë të ftohet pak.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?