Pesticidet në kastravec dy herë
më shumë sesa norma e BE

31 Tetor 2013, 16:30| Përditesimi:

  • Share
Specialistët: Situata jo alarmante, por fermerët duhen kontrolluar për të zbatuar praktikat më të mira bujqësore

Pas bllokimit të një ngarkese të eksportit të kastravecit shqiptarë nga Mali i Zi ka patur reagime të shumta. 761 kilogramë kastravecë të bllokuar në kufi të Malit të Zi kanë patur përbërësin (pesticidin) e njohur si spiroxaminë me një nivel më të lartë se normalja.

Kastravecët janë analizuar me 0094 miligramë për kilogramë spiroxaminë nga 005 miligramë për kilogramë që duhet të ishte niveli i lejuar. Tejkalimi prej 0084 miligramë për kilogramë të këtij pesticidi e ka bërë alarmante situatën në lidhje me kthimin mbrapsht të kastravecit shqiptarë.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, Lindita Molla, mjeke e specializuar në dietologjinë klinike pranë Institutit të Shëndetit Publik, është shprehur në lidhje me këtë situatë që “ky është një rast sporadik që po ndodh në Shqipëri, dhe nuk do të thotë që është një alarm shumë i madh për të thënë që po bëhet qameti” është shprehur ajo.

Por, situata e sigurisë shëndetësore për Malin e Zi është një anë e medaljes. Ky produkt ushqimorë është në Shqipëri si prodhues vendi që mund të rrezikoj popullatën. kastraveci shqiptare

Mirpo, Lindita Molla u shpreh se “në rastin konkret është bërë një vlerësim dhe vlerat nuk janë shumë të mëdhaja, ndaj nuk ka asgjë për t`u shqetësuar”, është shprehur ajo.

Në lidhje me efektet që mund të ketë në organizmin e njeriut ajo u shpreh se kjo dozë nuk përbën një shqetësim.  “Në qoftë se merret nga njerëzit, organizmi i tyre ka aftësinë që pas 14 orësh të eliminohet në mënyrë të menjëhershme nëpërmjet urinës ngaqë kastraveci ka një sasi të madhe uji në përbërjen e tij”.

Burime nga ministria shqiptare e Bujqësisë, kanë bërë të ditur se është nisur një grup pune në drejtim të Malit të Zi për të bërë analizat e mallit të bllokuar. Përsa i përket shifrave të vlerësuara nga analizat e Ministrisë së Bujqësisë së Malit të zi, Lindita Nikolla sqaroj se këto vlera nuk shprehin një alarm.

Sipas saj “kur kapet pesticidi me një sasi 20 miligram për kilogram efektet janë shumë të dukshme. Ndërkohë, që diferenca është 0.09 dhe kjo është shifër shumë e vogël”, tha ajo.

Rreziku qëndron sipas mjekes në marrjes e sasisë së lartë të këtij pesticidi “duhet të marrësh sasi shumë të mëdha në mënyrë që të jap efekte të dëmshme në organizëm”, u shpreh ajo.

Praktikat bujqësore që zbatohen kanë disa parametra që duhet të zbatohen në kultivimin e produkteve bujqësore të vendosura sipas legjislacionit të BE-së. Ky rast për mjeken Lindita Molla është një ngacmim që i bëhet shtetit tonë në zbatimin e praktikave të mira bujqësore.

“Ndoshta është një ngacmim për të pasur vëmendjen e duhur për të zbatuar praktika më të mira bujqësore dhe për të parandaluar më të keqen”, tha ajo.

Arsyet e përdorimit të këtij pesticidi në produktet bimore, në këtë rast me kastravecin, sipas mjekes vjen si shkak i rritjes së shpejtë të bimëve bujqësore. Gabimi qëndron sipas mjekes “ose në hedhjen e sasisë jo të duhur ose në vjeljen para kohe të produktit të kastravecit”.

Efektet negative që sjell ky lloj pesticidi në qoftë se merret në sasi të mëdha mbi normat e lejuara sipas BE, 005 miligram për kilogramë, lidhen me sëmundjet neurotoksike që prekin nervat. “Mund të japin paraliza të pjesshme, mosfunksionim të mirë të nervave”, u shpreh mjekja Molla. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?