Fitorja e fundit e Shpresave

Pëson ndryshime lista e Kombëtares U-21, dëmtohet mbrojtësi i Partizanit! Trajneri Bushi afron Gjinin e Selimajn

8 Tetor 2023, 21:32| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 21:33

  • Share

Ka ndryshime në listën e Kombëtares U-21, e thirrur për dy ndeshjet kualifikuese të EURO 2025 ndaj Finlandës dhe Malit të Zi. Mbrojtësi i Partizanit, Marcelino Preka ka pësuar një dëmtim dhe pas konsultave me stafin mjekësor nuk do të japë kontributin e tij në dy sfidat kualifikuese. Për këtë arsye, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në ekip mbrojtësin e Genoa-s Elmando Gjini.

Sakaq, edhe sulmuesi Dion Berisha nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy takime, teksa do të zëvendësohet nga Ermir Selimaj. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi ka nisur sot grumbullimin në Durrës dhe të mërkurën e 11 tetorit do të udhëtojë drejt Finlandës.

Takimi i parë i kuqezinjve është pikërisht ai ndaj vendasve të Finlandës më 13 tetor. Më pas ekipi do të kthehet në Shqipëri për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Malit të Zi, që do të luhet në stadiumin ‘Arena Egnatia’.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?