Pëson defekt teknik, peshkarexha mbetet në det të hapur disa milje larg Sazanit! Policia Kufitare u shkon në ndihmë 3 marinarëve

4 Prill, 07:54| Përditesimi: 4 Prill, 17:45

  • Share

VLORË- Një peshkarexhë mbeti në det të hapur gjatë natës për shkak të një defekti teknik. Ngjarja ka ndodhur disa milje larg Sazanit, ku për shkak të bllokimit të helikës peshkarexha me tre persona në bord ka mbetur në det.

Ata kanë lëshuar alarmin SOS pas mesnatës dhe Policia Kufitare u ka shkuar në ndihmë bashkë me peshkatarë të tjerë. 

3 personat në bord mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa peshkarexha u vendos në Tripot të Vlorës. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?