Pëson defekt në motor anija e peshkimit në Vlorë, shpëtohen 3 persona në bord (VIDEO)

12 Janar 2023, 08:45| Përditesimi: 12 Janar 2023, 12:49

  • Share

3 persona janë shpëtuar gjatë natës nga policia kufitare në Vlorë, pasi anija e peshkimit me të cilën udhëtonin pësoi defekt në motor dhe nuk mund të lundronte. Anija e peshkimit ishte nisur nga porti i Vlorës për në Shëngjin, mes Durrësit dhe Vlorës ka pësuar defekt. Aktualisht anija me tre peshkatarë ka mbërritur në tiportin e Zvërnecit.

Ndërkohë Ermenildo Makaj kapiteni i anijes tregoi edhe momentet kur anija pësoi defekt dhe deri në mbërritjen e rojës bregdetare dhe faktin se fatmirësisht nuk janë rrezikuar. Sipas tij ndihma u ka ardhur shumë shpejt.

‘Kapiteneria e Portit Vlorë ne oren 02:50 ka marrë njoftimin nga anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord, që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorrit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motorri, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikes. Mjeti lundrues ndodhej në veri te derdhjes të lumit Seman në këto kordinata : 40° 51' 17.7"n / 019° 17' 54.3 edhe ka kërkuar asistencë. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD dhe Policinë Kufitare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit.’- njofton Kapiteneria e Portit të Vlorës.

Ora 12:41
Ngelën në mes të detit pasi iu prish motori, flet kapiteni anijes në Vlorë: U dogj pompa, ndihma nuk vonoi

 

Ermenildo Makaj kapiteni i anijes e cila mbetit në mes të detit tregon momentet kur anija pësoi defekt dhe deri në mbërritjen e rojës bregdetare dhe faktin se fatmirësisht nuk janë rrezikuar.

‘E morëm për ta çuar në Shëngjin. Mes Vlorës dhe Durrësit na la, na u djeg pompa e ujit dhe u detyruam që ta mrrim këto. Nga ora 11 e darkës, në zonën mes Durrësit dhe Vlorës. Ndihma erdhi nuk vonoi më qëkur na u prish kjokemi qendruar nga 2 orës. U prish pompa. Këto nuk vonuan erdhën fiks.’- u shpreh ai.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?