Gjesti i Wojciech Szczęsny-t

Pësoi supergol në Tiranë, portieri i Juventusit kujdeset për fanellën e Mirlind Dakut (VIDEO)

12 Shtator 2023, 14:11
  • Share

Wojciech Szczęsny-t iu desh ta nxirte dy herë topin nga rrjeta, teksa Polonia e tij humbi 2-0 kundër Shqipërisë në "Air Albania", me ndeshjen që vlente për grupin E kualifikues të Euro 2024. Jasir Asani në pjesën e parë me një supergol dhe Mirlind Daku në fraksionin e dytë, bënë që kuqezinjtë të katapultoheshin në krye të grupit, teksa Çekia ndjekëse ka një ndeshje më pak.

Në stadiumin e kryeqytetit, të besuarit e Sylvinhos i dhanë leksione polakëve duke fituar pas 70 vitesh me Poloninë. Për t'u evidentuar edhe goli i dytë, me Mirlind Dakun që pas realizimit hoqi fanellën dhe e la në fushë në festë e sipër.

Ka qenë portieri mik, Wojciech Szczęsny që luan për Juventusin, që u kujdes për fanellën e Dakut, duke e palosur me qetësi për t'ia dhënë arbitrit. Një gjest për t'u evidentuar nga polaku.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?