Gazetari Prend Shota

Pësoi infarkt, ndërron jetë Prend Shota, gazetari i papërtuar dhe fjalëpakë në Krujë!

30 Dhjetor 2020, 22:02| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 22:27

  • Share

KRUJË- Një lajm i trishtë vjen nga Kruja, ku është ndarë nga jeta mbrëmjen e këtij 30 dhjetori, gazetari i News 24, Prend Shota.

Ai u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare si pasojë e një infarkti. Prendi ishte një nga gazetarët më të mirë të terrenit që ka mbuluar Krujën.

I papërtuar dhe fjalëpak e përshkruajnë kolegët e tij, teksa sot ai ka lënë një trashëgimtar që vazhdon rrugën e tij drejt lajmit, drejt së vërtetës për t’ia ofruar publik informacionin shpejt dhe saktë. Ai është Julian Shota, gazetari i Report Tv në Krujë.

Shqiptarja.com dhe Report Tv i shprehin ngushëllime të sinqerta familjes Shota për këtë humbje të madhe!

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?