Sport

Pësoi infarkt gjatë ndeshjes në Euro 2020, Eriksen rikthehet tek Interi, pritet të vendoset e ardhmja e tij në futboll

4 Gusht 2021, 15:36| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 15:38

  • Share

Christian Eriksen rikthehet te klubi italian i Interit pas infarkt që pësoi në kampionatin europain gjatë një ndeshje me kombëtaren e tij Danimarkën. Mesfushori danez ka postuar një foto ku ka dalë me pjesën tjetër të skuadrës dhe me një fanellë të sezonit të ri me numrin e tij 24.

Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë ditëve në vijim Eriksen do t'i nënshtrohet analizave nga ku do të vendoset e ardhmja e karrierës së tij. Mesfushorit danez ju vendos një defibrilator në zemër pasi pësoi infarkt gjatë një ndeshje dhe ra pa ndjenja në fushën e lojës. Ai shpëtoi vetëm falë ndërhyrjes në kohë dhe profesionale të mjekëve të skuadrës kombëtare daneze. Eriksen mund të luajë në Itali vetëm nëse e heq defibrilatorin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?