Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, Meçe në 'Studio Live': Përdhosje ndaj shtetit shqiptar! Burimi: Në perëndim është gjëja më normale, këtu hajnë shpulla

29 Mars, 17:19| Përditesimi: 29 Mars, 18:11

  • Share

Situata kaotike ditën e sotme në bashkinë e Himarës, ku u mblodh këshilli bashkiak dhe u votua Blerina Bala si kryebashkiake e komanduar pas arrestit të Jorgo Goros, u diskutua në 'Studio Live' në Report Tv.

Në mbledhje ishte dhe prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, i cili u pështye në një moment nga një qytetar dhe gjithë kohës kishte kontestime nga minoritarë.

Analisti Arben Meçe debatoi me gazetarin Genc Burimi në lidhje me protestën e sotme e cila tejkaloi kufijtë me pështymën ndaj një zyrtari shtetëror.

Për Meçen është përdhosje e shtetit shqiptar, ndërsa Burimii thotë se këto lloj forma protestash janë gjëja më normale në perëndim.

Pjesë nga debati: 

Arben Meçe: Akti nuk ishte politik. Ishte lëvizje e përçartur. Kishte dhe aktet që kodi penal i ndëshkon rëndë. Do doja që në titra të shkruhej se arrestohet personi që përdhosi shtetin shqiptar. Jemi në kushtet e flagrancës. Tavo ishte në një detyrë shtetërore. Ishte në krye të detyrës, bën thjesht detyrën ligjore. Absolutisht jo ligjor. Duhet të ishte arrestuar personi që pështyu. Je në kushtet e flagrancës. Tavo përfaqëson institucion. Atje ka një populizëm. Në finale nuk nxori asnjë gjë. Nuk jam kundër protestës. Jam kundër akteve, të atij personi. Thirrjet janë pjesë e regjistrimeve të shtetit shqiptar dhe nëse jemi në kushtet e një organizimi me prapavijë, por nuk mendoj se është i tillë. E papranueshme është akti i atij grupimi.

Burimi: Në Paris është gjëja më normale dëshmimi i pakënaqësisë. Këtu hajnë torta, hajnë shpulla. Në perëndim është gjë amë normale. Kjo quhet liri e shprehjes.

Meçe: Unë do ti vete atje do t’ja rras me grusht edhe është liri e madhe. Kur të vish në Shqipëri do ta jap me shpullë lirisht. Edhe do thuash të drejtën time ma jep ligji.

Burimi: S’po bëj debat idesh. Debat faktesh. Në perëndim është gjëja më normale, bajate, kur ka popull që pengon politikanët. Politikani ka premtuar diçka dhe populli është fyer. I ke parë grevat këtu? Vetë Merkel hante torta në fytyrë. Këtu ndodhin por nuk arrestohen.

Meçe: Pështyma është akt poshtërimi, veza është akt revolte. Një grusht i dhënë ka tjetër mesazh dhe interpretohet ndryshe.

Burimi: E drodhe.  

Nga ana tjetër, juristi Rezart Kthupi i ftuar në studio shpjegoi rastin e vakancës në bashkinë e Himarës. Nga pikëpamja ligjore, karrigia e kryetarit është vakante nëse Gjykata e Apelit do të lërë në fuqi vendimin për Belerin.

Më pas presidenti Begaj duhet të shpall datën e zgjedhjeve brenda 45 ditësh. Në muajt e verërs, mund të ketë zgjedhje të reja në Himarë. 

Sa i takon Fredi Belerit, sipas Burimit nuk duhet zgjidhur siç e zgjidhin në Moskë, por duhet demokraci dhe mençuri.

'Edhe një kriminel ka të drejtë për demokraci. Këtë kërcënim mos ta zgjidhim siç e bëri Rama si kasap, duhet zgjuarsi mençuri. Nëse themi se t’i biesh një anti-demokrati si Beleri gaboheni rëndë. Edhe për ata që u rrahën në Moskë dhe u shkulën veshët u çuditëm. Atje jo. Të mos jemi barbar.', tha Burimi. 

Ora 18:01
'Edhe një kriminel ka të drejtë për demokraci', Burimi: Çështjen Beleri mos ta zgjidhim si kasap

 

Gazetari Genc Burimi u shpreh në 'Studio Live' se çështjen e Belerit nuk e sheh në aspektin nacionalist, por në aspektin e të drejtave të njeriut. 

'Këta fituan në 14 maj, pse duhet të ndryshojnë. Do jetë një luftë kaq e ashpër politike. Do ketë autobusa të mbushur që do vijnë nga Greqia. Ju e shtroni problemin në aspektin nacionalist. E shoh në aspektin e të drejtave të njeriut. Sipas Meçes nuk mund të ketë drejtësi për këta njerëz. Edhe një kriminel ka të drejtë për demokraci. Këtë kërcënim mos ta zgjidhim siç e bëri Rama si kasap, duhet zgjuarsi mençuri. Nëse themi se t’i biesh një anti-demokrati si Beleri gaboheni rëndë. Edhe për ata që u rrahën në Moskë dhe u shkulën veshët u çuditëm. Atje jo. Të mos jemi barbar.', tha Burimi. 

Ora 17:46
Kthupi: Në Himarë mund të ketë zgjedhje në muajt e verës

 

Avokati Rezart Kthupi shpjegoi në 'Studio Live', rastin me vakancën në karrigen e kryetarit të bashkisë së Himarës. Sipas Kthupit, mund të ketë zgjedhje të reja në bashkinë e jugut, në muajt e verës.

'Rasti i Belerit është i veçantë, ndodhet i burgosur dhe në pamundësi fizike të bëjë betimin. Prandaj nuk konstatohet vakanca e kryetarit të bashkisë. Jorgo Goros i mbaroi mandat kur u shpall rezultati pas fitores së Belerit. Procedurialisht e ushtronte derisa të vinte kryetarit. Shkarkimi i Goros nuk ndodh përderisa nuk kishte mandat. Analogjia me Trump është e ndryshme. Kur të fitojë mandatin presidencial fiton imunitet, kryetarët e bashkisë nuk e kanë këtë. Beleri kur të mbarojë gjykimi, këshilli i ministrave duhet të konstatojë vakancën në kreun e bashkisë së Himarës. Në momentin kur konstatohet vakanca presidenti shpall datën e zgjedhjeve brenda 45 ditësh. Mund të ketë edhe mes verës zgjedhje. Shpresoj që presidenti Begaj mos të ndjek shembullin e Metës në zgjatjen e afatit për zgjedhjet.', tha Kthupi. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?