Peshq të vegjël me salcë domate të aromatizuar nga zonja Albana

8 Maj, 11:59| Përditesimi: 8 Maj, 12:00

  • Share

Peshq të vegjël me salcë domate të aromatizuar

Përbërësit:

  • 220 gr sardele / peshq të vegjël
  • 4 domate
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 kokërr qepë
  • 2-3 lugë bukë e grirë
  • 1 lugë erëza të përziera
  • 2 degë kopër
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1/2 lugë rigon
  • 2 degë borzilok
  • 1 degë rozmarinë
  • 1 spec i kuq
  • 2 lugë soja
  • Pak miell
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Vendosim tiganin në zjarr me vaj ulliri dhe kaurdisim qepën. Shtojmë specin e grirë dhe hudhrat. Pasi zbutet qepa shtojmë domatet e prera, koprën, rigonin, rozmarinën, borzilokun, majdanozin e grirë, kripën, piperin e zi. E trazojmë mirë duke shtuar më pas pak ujë, salcën soja dhe bukën e grirë. Ndërkohë sardelet ose peshqit e vegjël i marinojmë me kripë dhe i lyejmë nga të gjitha anët me miell të cilin e kemi trazuar me erëza miks. I skuqim peshqit në tigan me vaj dhe i vendosim në pjatë mbuluar me letër për të përthithur yndyrën. Bëjmë servirjen e pjatës duke vendosur fillimisht salcën e domates të aromatizuar dhe më pas peshqit e skuqur. Sipas dëshirës e dekorojmë pjatën me disa fetëza limoni dhe portokalli.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?