Peshkopi/ Bie numri i frekuentuesve të Llixhave, shkak mungesa e investimeve

8 Prill 2019, 22:39| Përditesimi: 8 Prill 2019, 22:47

  • Share

Mungesa e investimeve në llixhat e Peshkopisë ka  bërë që numri i i atyre që i frekuentojnë këto ujëra termale, sa vjen e zvogëlohet. Frekuentuesit e llixhave në qytetin e Peshkopisë ankohen për kushte jo të përshtatshme të ambjenteve ku qëndrojnë në ujërat termale. Sipas tyre, ka shumë nevojë që të investohet qoftë në vaskat e qëndrimit, e qoftë në ambjente të tjera. Ata thonë se gjendja e godinave dhe vaskave sa vjen e amortizohet, pasi deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

Situatën shqetësuese e tregojnë edhe pronarët e hoteleve përreth, të cilët ofrojnë akomodimin e frekuentuesve të llixhave. Ata shprehen se numri i rezervimeve ka rënë në 40% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Pak muaj më parë ujërat termale të Peshkopisë u tentua t’i jepeshin një privati, por këmbëngulja e qytetarëve bëri anullimin e vendimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?