Pogradec/ Peshkatari kap koranin mbi 13 kg në Ohër e shet për 20 mijë lekë: S’kisha kapur kurrë kaq të madh

20 Prill, 14:20| Përditesimi: 20 Prill, 15:24

  • Share

POGRADEC - Prej 27 vitesh, pothuaj çdo ditë hyn në liqen për të peshkuar, por asnjëherë nuk kishte nxjerr nga Liqeni një peshk me përmasa të mëdha.  Zyrtarish në liqenin e Ohrit është kapur korani me peshën 13.10 kg. Peshkatari fatlum është Ylli Jaçellari, 45-vjeçari nga fshati Udënisht i Pogradecit.

Ai tregon për Report TV se teksa po nxirrte nga liqeni rrjetat, vuri re se në to ishte një peshk i përmasave jo të zakonshme. Peshkatari pogradecar nuk ka kapur ndonjëhërë koran të këtyre përmasave dhe as ka dëgjuar të kapet ndonjëhërë nga peshkatarët e tjerë.  

"Duke nxjerrë rrjetat shikoj një gjë të bardhë, por nuk ma priti mendja të ishte koran aq i madh. Vetëm kur doli në sipërfaqe, vinte si i ngordhur i futa sakun dhe e hodha në varkë.  Atje kur e pashë u çudita sa i madh ishte, se nuk kishim zënë peshk aq të madh, koran kaq të madh. Kam 27 vite peshkatar dhe kam nxjerrë koran 6, 7 kile, apo mesatare 600, 700 gr. Kurse këta të mëdhenjtë janë të rrallë. Këto 27 vjet që  di unë që gjuaj peshkim kaq i madh nuk është kapur' thotë peshkatari. 

Jaçellari thotë se “mbretin e liqenit” e shiti plot 20 mijë lekë dhe shton se mund t’i kishte marrë edhe më shumë.

 "Më përpara ne kohë të sistemit nuk e di po me këto rrjeta që gjuajmë ne edhe nuk i mbajnë peshqit e mëdhenj. U shit shumë shpejt rreth 200 mijë leka

Korani konsiderohet specie endemike që rritet vetëm në Liqenin e Pogradecit, ai dallohet nga llojet e tjera të troftave që jetojnë në rrjedhën e sipërme të lumenjve për nga pendët çifte dhe piklat e kuqe. Jetëgjatësia e breznive të peshkut koran është garantuar nga Ministria e Bujqësisë e cila hedh çdo vit mijëra rasat në liqenin e Ohrit.  

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/04/2024 02:19

    Nuk paske degjuar te kapej ndonjehere koran me permasa te tilla?! Po qe peshkimi i tyre ne kete kohe eshte i ndaluar,ke degjuar??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?