Rritja e çmimit/ Peshkatarët fikin anijet në Vlorë: Nafta 150 lekë për litër, prej një muaji s’dalim në det për të peshkuar

19 Prill 2022, 16:26| Përditesimi: 19 Prill 2022, 16:42

  • Share

Në portin e peshkimit në Vlorë anijet e motobarkat kanë fikur motorët. Të paktë janë peshkatarët e kthyer nga gjuetia, shumica presin që të ulet çmimi i naftës.

"Nuk dal në det se s'më del llogaria. Me 150 lek për litër që është nafta mua më shkon 450 mijë lek naftë. Sa peshk do zë unë qe të nxjerr rrogën time apo të punëtorit?!", tha një peshkatar.

Ndërsa një grua shprehet: "Kam marrë një anije bashkë me burrin dhe nuk e kam vënë në punë se duhen paguar taksat, sigurime, ndërsa nafta është rritur".

Kjo është shoqëruar me rritjen e çmimit të peshkut dhe produkteve të detit në tregun e pakicës.

"Çmimet janë rritur, por s'e ngremë ne por ata të magazinave që e grumbullojnë peshkun", tha peshkatari.

Sektori i peshkimit përfiton karburant pa akcizë por sipas tyre kostoja është e papërballueshme, pasi nga 80 lek për litër tashmë nafta ka shkuar me 150 lek/litër. Një peshkarexhë harxhon deri në 300 litra për të dalë në lundrim.  Me 70 anije të regjistruara, Triporti ka dhe mjaft probleme në infrastrukturë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?