Peshkatarët e Triportit në Vlorë:30 %
 e peshkarexheve funksionojnë 

26 Prill 2016, 10:42| Përditesimi:

  • Share
Triporti në Vlorë, ose porti i peshkimit prej vitesh nuk njeh asnjë investim.
 
Ky port e ka zanafillën e vet në vitin 78 dhe u ndërtua me të gjitha parametrat.
 
Por prej asaj kohe nuk njeh asnjë investim.
 
Problem për peshkatarët që e kanë të lidhur jetën me këtë port, mbetet mungesa e një kantier riparimi, pasi nga 87 anije të lincencuara që janë në triport  funksinojnë vetëm 30 përqind e tyre.

Po ashtu shumë anije të mbytura qëndrojnë në det duke sjell një rrezik për peshkarexhat e tjera si dhe bllokim të  punës.

Kushtet këtu janë nga më të vështirat. Problemi më i madh qëndron në faktin se ne nuk i vëmë dot në eficencë peshkarexhat. Kjo për të vetmen arsye pasi baza e riparimit të këtyre anijeve nuk ekziston sot në Shqipëri. Edhe një kantier që sot ëhstë ushtaraku tek pash alimani, nuk shkojmë dot pasi çmimet janë shumë të shtrenjta. Më mirë shkojmë në Amerikë sesa në pasha aliman” thotë një nga pronarët e peshkarexhave.

Ndërkohë një tjetër shton se, “Problem është strehimi i anijes, pasi nuk gjen ku të strehohesh. Porti është i mbytur nga peshkarexhat e mbytura, të cilat duhet të hiqen sa më parë”.

Një tjetër shqetësim është dhe marrja e karburantit.
 
Ata kanë mirëpritur vendimin e qeverisë, që u ka ulur ndjeshëm çmimin, por shprehen se furnizimi në Durrës për  ta ka kosto ndërkohë që zgjidhja mund të ishte vënia në funksionim e depozitave që ndodhen në këtë port. 

triporti vlore

triporti vlore



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?