Briken Calja

Peshëngritje/ Briken Calja merr medalje në Katar, Erkand Qerimaj pozicionohet i katërti në dygarësh

10 Dhjetor 2023, 19:19| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 19:47

  • Share

KATAR - Peshëngritja shqiptare vijon të bëjë mirë. Në Kupën e Katarit, Briken Calja mori medalje, teksa Erkand Qerimaj pikë për në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

Sportisti Briken Calja ia doli që të ngrejë 155 kilogramë në shkëputje, duke marrë medalje bronzi (vendi i tretë) për kategorinë deri në 81 kilogramë. Ndërkohë sportisti i Tiranës, Calja, nuk mundi të ngrejë asnjë nga peshat në shtytje.

Nga ana tjetër, Erkand Qerimaj ngriti 336 kilogramë dhe zuri vendin e katërt në dygarësh, duke marrë edhe pikë për në Lojërat Olimpike. Shkodrani ngriti me sukses nga një provë në secilin stil garimi.

Tanimë sportistët do rikthehen në pedanë vitin që vjen për të siguruar pikë dhe medalje. Kampionati Evropian mbahet në Bullgari dhe Kupa e Botës në Tajlandë.

Briken Calja merr medaljen:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?