Lulzim Basha dhe Belind Këlliçi

Pesha e Votës!

8 Mars 2022, 09:11| Përditesimi: 8 Mars 2022, 09:12

  • Share

Demokracia ka dy forca. Shkatërruesen kur keqpërdoret. Rindërtuesen kur frymëzon.

Vota ka një forcë. Të mbaj gjallë Demokracin.

Demokracia lind dhe vdes si një cikël normal, vlerat e saj trazhgohen, gabimet nuk përsëriten. Prej tyre mësohet dhe përballesh me sfidat.

Demokracia të detyron të pranosh sëpari HUMBJEN

Të bashkëjetosh me fitoren duke respektuar kundërshtarin. Fiks si në gara sportive dhe politike.

6 Mars 2022/ VOTA

PS - 5 Bashki
VORË
DURRËS
LUSHNJE
RROGOZHINË
PESHKOPI

PD e Berishës 1 Bashki

SHKODËR

PD zyratare 0 Bashki

Rezultati i PD zyrtare tregon se kjo Logo nga zgjedhjet e 6 Marsit, ka FITUAR. 

Ka fituar jo për të qeverisur por ka fituar të drejtën të RIHAP garën brenda saj. Atë që politika zgjidh anomalitë. Ndaj ndoshta duhet "mirëkuptuar" Lulzim Basha kur thotë skam Humbur.

PD tani duhet të kaloj në "Votbesim, rikonfirmim,përkrahje elektorat"

z.Basha të bësh zgjedhje pas rezultateve jofituese sështë anomali. Është Demokraci. Anomali është të mbash një post pa VOTA. Ose me vota që dikush tjetër i merr për ty. Siç ti ka siguruar votat doktor Berisha, atëher kur votuesit sti jepnin.

z.Berisha, të vazhdosh të presësh vulën kur elektorati të jep vota. Sështë fuqi. Është anomali. Ndaj kjo sështë më beteja jote. 

Nëse Lulzim Basha sot sdo bëj aktin e dorëheqies që Berisha bëri në 2013 kur humbi, atëher ai do futet në histori si forca shkatërruese e demokracisë.

Shkatërrimi jo gjithmon vjen për keq. Ndaj jepni mundësi të rinjve, atyre të terrenit jo Kolltkut. Të rindërtojnë PD. Partin e ëndrrave europiane e amerikane atyre ëndrrave që shqipërinë e shohin zonjë.

As të vjedhur
As të përçunduar
As një biznes familjar me %

Ja ku e keni, Belind Këlliçin. Ai është profili i të riut që mes Berishës e Bashës ndoshta paqe sdo sjell kurrë, por sëpaku do riparoj anomalinë e mosnjohjes së humbjes. 

Do njohë Peshën e Votës e cila nëse i besohet do e bëj kryetar në momentin që demokracia lëngon për opozitën. Nëse Jo. PD betejën se ka më me Votën por me orën biologjike si dhjetra forca që krijohen e humbin pa u rindërtuar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?