Rafael Nadal

Pesha e viteve, Rafael Nadal eliminohet nga turneu i Barcelonës

17 Prill, 19:25| Përditesimi: 17 Prill, 19:26

  • Share

SPANJË - Rafael Nadal është eliminuar nga "Barcelona Open Banc Sabadell", turne ky që pa kampionin 37-vjeçar të tenisit të rikthehej në fushë pas një mungese prej 103 ditësh për shkak dëmtimi.

Pasi kaloi dje italianin Flavio Cobolli në dy sete, kjo e mërkurë nuk ka qenë e duhura për Nadal. Kundër australianit Alex de Minaur, Nadal nuk ia ka dalë dhe është mundur në dy sete.

7-5 dhe 6-1, këto janë rezultatet e sfidës së zhvilluar në Barcelonë që pa jashtë Nadalin në turneun e shtëpisë. Nadal, i cili më parë kishte humbur vetëm katër herë në Barcelonë, detyrohet të largohet në këtë pikë të turneut të tij të preferuar. Kjo do të thotë se ai nuk do ketë mundësinë për të fituar trofeun e 13-të në këtë turne.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?