Pesëshja e diplomatëve të SHBA dhe BE, Vuçiç: Ata duan që të njohim Kosovën! Ngjarjet e Banjskës, pasoja në aspektin strategjik   

22 Tetor 2023, 16:20| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 16:38

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi një ditë pas takimit me pesëshen e diplomatëve nga SHBA e BE se qëllimi i vetëm i Perëndimit është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Gjatë një interviste për mediat vendase, Vuçiç paralajmëroi se të enjten do të jetë në Bruksel, pas takimeve të vështira që pati në fundjavë.

 “Natyrisht, gjithçka rreth Kosovës është tejet e vështirë për ne. Njerëzit mendojnë se kjo është vetëm për shkak të Banjskës, por nuk është ashtu. Për ne ishte e tmerrshme në aspektin taktik dhe prodhoi pasoja të caktuara, por në kuptimin strategjik, qëllimi i vetëm i tyre është që ne ta njohim Kosovën”, tha Vuçiç.

I pyetur nëse pret trysni, Vuçiç u shpreh se vendet e Perëndimit kanë politikat dhe qëndrimet e veta dhe se as SHBA dhe as Gjermania nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës theksoi pas takimit me pesëshen diplomatike se prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Kosovën janë siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit. Në lidhje me dialogun, ai theksoi se “është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re.

Emisarët perëndimorë i kërkuan Prishtinës dhe Beogradit gjatë takimeve të së shtunës me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë, dhe presidentin serb Vuçiç në Beograd, që t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe ta zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit.

Lajçak tha se shtensionimi i situatës dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë më urgjente së kurrë më parë.

 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 22/10/2023 17:54

    Microni plakes franceze nuk do arrij te ndihmoj o VuçiqMillosheviqi....as duke bere show me edvinin me 17 tetor ne Tr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?