Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit

23 Prill, 15:22| Përditesimi: 23 Prill, 15:52

  • Share

Për të dytën herë brenda pak ditësh, trokasin në derën e bashkisë për të marrë një përgjigje për nisjen e riforcimit të pallatit të tyre.

Një përfaqësi e 65 familjeve të pallatit nr.15, pranë tregut të vogël industrial në Durrës të lagjes nr. 12, organizoi protestën e radhës para bashkisë, pasi kërkojnë nisjen sa më parë të punimeve.

Të mbetur pa shtëpi prej tërmetit dhe pa bonus qiraje prej 1 viti, këto familje ndodhen në vështirësi të shumta ekonomike. Disa prej tyre janë gati të futen në grevë urie, për të tërhequr vëmendjen e strukturave shtetërore për t’i dhënë zgjidhje hallit të tyre.

Prej gati 5 vitesh, ata presin riforcimin e godinës me shkallë dëmi DS4. Sipas bashkisë, pallati nr.15 do të riforcohet me fondet e pushtetit vendor, por para nisjes së procedurave të tenderit, pritet marrja e aprovimit nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimt.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?