Pesë të arrestuar në Tiranë, u kapen me drogë dhe thikë

22 Qershor 2020, 13:19| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 13:20

  • Share

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia e Tiranës thotë se në pranga u vunë shtetasit A. U., 30 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, pasi në rrugën "Petraq Leka", gjatë kontrollit të automjeteve dhe banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 tableta metadon dhe një qese me material kokrrizor, i dyshuar farë e bimëve narkotike cannabis sattiva.

Po nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 29 vjeç, pasi në rrugën “Selman Riza”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit sirian B. Ch., 25 vjeç, pasi në bulevardin " Bajram Curri", është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me armë të ftohtë thikë dhe nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për kontroll fizik.

Ndërkohë një person tjetër u arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?