Përzgjedhja e kandidatëve për 2021! Demokratët 5 ditë afat, si mund të vetëpropozohen për deputetë

25 Korrik 2020, 12:20| Përditesimi: 25 Korrik 2020, 17:46

  • Share

TIRANE-Sot mbyllet faza e parë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga procesi i nisur nga Partia Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021. Data 25 korrik shënon mbylljen e afatit kur anëtarësia e partisë më të madhe në opozitë ka përfunduar dhënien e mendimit lidhur me kandidatët që do të përfaqësojnë këtë forcë politike. Baza demokrate ka mbyllur listat me propozimet.

Pas 25 korrikut, 5 ditë kanë afat që të bëhen pjesë e listës edhe persona të tjerë përmes vetëpropozimit. Një person që nuk është propozuar nga baza, një gjë të tillë mund ta bëjë vetë për veten e tij, por kjo do të kërkojë edhe mbështetjen me 10 firma të anëtarëve në degën ku bën pjesë. Më pas lista në datë 30 korrik i dorëzohet sekretarit organizativ, i cili ia përcjell komisionit të vlerësimit.

Në datë 3 gusht nis punën komisioni i vlerësimit në PD, që do të drejtohet nga Genc Ruli, teksa njëri nga anëtarët do të jetë Besnik Muastafaj, ndërsa një anëtar do të jetë edhe nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Emrat që do të seleksionohen nga komisioni në PD do i dërgohen sërish anëtarësisë demokrate për zgjedhjen me parimin një anëtar, një votë.

Ndërkohë që fjalën e fundit, pra vulën për emrat do ta ketë këshilli kombëtar i PD-së dhe Kryesia e selisë blu. 80% e listës është parashikuar që të zgjidhet nga propozimet e anëtarësisë dhe 20% nga Kryesia e PD-së. Report Tv ka zbuluar disa nga emrat e propozuar nga demokratët ku spikasin Jozefina Topalli, Bujar Leskaj, por edhe figura të tjera.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilirja: 25/07/2020 21:16

    Duhen te largohen gjithe politikane e vjeter te futet fryme e re ne parlament te futet bashkepunim konsesi toleranca se Keta politikane na shkatërruan fare u pasuruan per vete dhe popullin e vene hajdut drogaxhinj dhe vrasjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?