Vendet e lira në SPAK, 3 nga 8 kandidatë përzgjidhen nga KLP! Tre të parët renditen Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani! SHBA-BE: Të zgjidhen më të mirët, më profesionalët

7 Dhjetor 2023, 11:22| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 17:32

  • Share

Prokurorët Ols Dado, aktualisht i komanduar në SPAK, Anita Jella, drejtuese e Prokurorisë së Durrësit dhe Ndini Tavani, prokuror i Tiranës, u vlerësuan me më shumë pikë për fazën e intervistimit, në garën për t’u bërë pjesë e SPAK, nga 8 kandidatë në total në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Emrat e tyre, KLP i përcjell në SPAK, i cili nis një kontroll të detajuar për pastërti figure. Nëse ky filtër kalohet me sukses, të tre prokurorët marrin emërimin, duke e çuar në 20 organikën e prokurorëve të SPAK. Ols Dado, aktualisht është pjesë e SPAK si i komanduar.

Nga ana tjetër, 2 kandidatët e tjerë të renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë, kanë qenë më herët në garë për t’u bërë pjesë e strukturës kur ajo u krijua në vitin 2019, por nuk u shpallën fitues. 5 kandidatët e tjerë që nuk mundën të jenë në treshen fituese, por që shfaqën interes për SPAK ishin prokurori i Tiranës, Bledar Maksuti, kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, prokurori i Durrësit, Pali Deçolli, prokurori i Vlorës, Albert Kuliçi dhe prokurorja e Tiranës, Sonila Muhametaj. Megjithatë, për ta ka edhe një shanc tjetër.

Në rast se SPAK, në kontrollin e figurës të 3 emrave të përzgjedhur sot, përjashton ndonjërin prej tyre, emrat e radhës në listë bëhet automatikisht kandidatë potencial. Intervistimi i kandidatëve u transmetua në platformën ZOOM vetëm për prezantimin e tyre fillestar, por jo pyetjet e anëtarëve të KLP.

Përveç Tavanit dhe Jellës, në garë për SPAK ka qenë më herët edhe Sonila Muhametaj, e cila, e pakënaqur me mos zgjedhjen, paditi KLP-në në Gjykatën Administrative. Gara për 3 vendet e reja në SPAK u ndoq me interes edhe nga partnerët ndërkombëtar. SHBA dhe BE presin zgjedhjen e më të mirëve.

‘Shtetet e Bashkuara presin që ky proces vendimtar të rezultojë në përzgjedhjen e atyre prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë.’- nënvizon ambasada e SHBA.

‘Kjo do të kontribuojë në forcimin e punës së SPAK-ut, integritetit dhe pavarësisë së tij. Ky institucion kyç duhet të mbështetet tek profesionistët më të mirë të mundshëm për të përmbushur misionin e tij thelbësor.’- thuhet në deklaratën e delegacionit të BE-së.

SPAK nisi punën në dhjetor 2019 dhe në pak muaj filloi goditjet e para, kryesisht te krimi i organizuar. Pas konsolidimit, SPAK nisi goditjen në rangjet e larta të politikës, për korrupsion. Pas 4 vitesh, në pranga apo nën akuzë përfunduan ministra, kryebashkiakë, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj apo ish-kryeministri Sali Berisha.

Ora 15:29
3 vendet e lira në SPAK, sot u intervistuan 8 prokurorët kandidatë, 3 emra dërgohen për kontroll pasurie

1701958296_jellaanitajella1olsdadondinitavani.jpg

Anita Jella, Olsi Dado dhe Ndini Tavani

Olsi Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani janë 3 prokurorët emrat e të cilëve janë dërguar për kontroll pasurie. Nëse ndonjëri prej 3 prokurorëve ka probleme me pasurinë, do të verifikohet i 4-ti në listë.

Renditja përfundimtare e 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK:

1. Ols Dado

2.Anita Jella

3.Ndini Tavani

4.Bledar Maksuti

5.Kreshnik Ajazi

6.Pali Deçolli

7.Albert Kuliçi

8.Sonila Muhametaj

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 10/12/2023 11:29

    Po me Kuliçin çfarë patet?

    Përgjigju
  • sapa: 07/12/2023 17:15

    Keta amerikanet jane budallenj!Ku ti gjesh te miret ne shqiperi?Mund te shtrohet pyetja:cili ka vjedhur me pak?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?