Pasojat e tëmetit në Meksikë

Përvjetori i 'mallkuar'! Tërmeti 7.6 ballë godet Meksikën, në njëjtën datë të tragjedive të 2017-ës dhe 1985-ës (VIDEO)

20 Shtator 2022, 14:01| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 14:13

  • Share

MEKSIKË- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ka goditur Meksikën perëndimore, duke vrarë të paktën një person dhe duke shkaktuar panik në kryeqytetin e vendit në përvjetorin e dy tërmeteve të mëparshme.

Lëkundjet u ndjenë pak pas orës 13:00 me orën lokale të hënën dhe ishte përqendruar në zonën kufitare midis shteteve të Michoacan dhe Colima në një thellësi prej rreth 15 km (9 milje), sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Lëkundjet e tërmetit u ndjen më 19 shtator, ku edhe në vitin 1985 dhe  2017, pikërisht po në këtë datë vendi u trondit nga lëkundjet  e tërmetit.

Në vitin 2017, si pasojë e tërmetit humbën jetën 370 persona dhe u shkatuan dëme të mëdha në të gjithë qendrën dhe jugun e vendit, ndërsa në atë të vitit 1985 humbën jetën 5000 njerëz.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?