Jonida dhe Besniku

Përvjetori i katërt i martesës, Jonida Vokshi dedikim të veçantë partnerit

16 Shtator 2023, 15:26| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 15:43

  • Share

Katër vite më parë, moderatorja simpatike Jonida Vokshi dhe regjisori Besnik Krapin kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Katër muaj më pas, ata dhanë lajmin e bukur se së shpejti do të bëheshin prindër për herë të parë.

Në këtë ditë të veçantë, Jonida zgjodhi të urojë partnerin e saj me një mesazh në rrjetet sociale. Përveç urimit, moderatorja ka ndarë edhe foton krah bashkëshortit të saj.

“Si sot 4 vjet më parë një nuse vetëm ka kërcyer që nga fillimi, deri në fund të dasmës. Gëzuar super rrubi dhe babi”.

Kujtojmë se çifti janë prindër të dy fëmijëve, vajzës së tyre Emi dhe djalit i cili pak muaj ka ardhur në jetë, Ian.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?