Foto ilustruese

Përvetësoi 2 milion 500 mijë lekë te kompania ku punonte, arrestohet ekonomisti në Elbasan

18 Tetor 2022, 12:02| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 12:09

  • Share

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 36-vjeçar me profesion ekonomist, pasi ka përvetësuar një shumë të madhe parash, duke shpërdoruar detyrën në një subjekt privat.

Në kuadër të operacionit ‘Sales’, u arrestua në flagrancë Oli Andonin, 36 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ekonomist në një shoqëri private me aktivitet në fushën e mobilierisë.  

36-vjeçari duke shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera, shumën 2 500 000 lekë të rinj.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?