Foto ilustruese

Përvetësoi mbi 8 mijë euro duke mashtruar, arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë, detajet

24 Tetor 2023, 20:30| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 21:05

  • Share

Një 56-vjeçare ka përfunduar në prangat e bluve të Tiranës, pasi përvetësoi rreth 8850 euro duke mashtruar një 50-vjeçare për pajsjen me pasaportë bullgare. 

Në pranga ka rënë L. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

“56-vjeçarja dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?