Përvëlak i ardhur me djathë të thërrmuar nga zonja Albana

5 Dhjetor 2023, 11:54| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 11:56

  • Share

Përvëlak i ardhur me djathë të thërrmuar

Përbërësit:

  • 3-4 gota miell
  • 1/2 lgj maja
  • 1 kokërr vezë
  • 1 filxhan qumësht
  • 2 lgj gjalpë
  • Pak kripë
  • Djathë i thërrmuar

Përgatitja:

Nga sasia e miellit marrim më pak se gjysma (rreth 40%) dhe zëmë brumin me maja, ujë e kripë, duke e bërë brumin pak më të fortë se ai i petullave. E lëmë në një vend të ngrohtë që të vijë. Në pjesën tjetër të miellit hapim një gropë në mes, hedhim majanë e ardhur, vezën, kripën, pak gjalpë, qumësht dhe zëmë brumin e butë të byrekut. E lëmë përsëri në vend të ngrohtë që të vijë. Më pas brumin e ndajmë në 2 pjesë, gjysmën e shtrojmë në petë në tavë të lyer me lyrë, vendosim një shtresë me djathë të thërrmuar dhe sipër hedhim pjesën tjetër të brumit duke e bërë në formë cilindrike si petës rripa-rripa dhe duke filluar nga mesi e vendosim në formë rrumbullake për të mbuluar mbushjen. E mbulojmë me një pecetë, e lëmë pak të qëndrojë dhe më pas e vendosim të piqet në furrë të parangrohur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?