Përurohet xhamia e rindërtuar në Kodër Han të Pukës, objekti 500-vjeçar i kultit mbledh myslimanë e të krishterë

6 Nëntor 2023, 17:46| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 17:49

  • Share

Myslimanë e të krishterë u bënë bashkë në përurimin e rindërtimit të xhamisë së Kodër Hanit në qytetin e Pukës, objekt i lashtë kulti që është trashëguar ndër breza.

Myftiu i Pukës e inauguroi xhaminë 500- vjeçare me lutje për viktimat e luftës mes Izraelit e Hamasit.

Kryetari i bashkisë Pukë Rrok Dodaj dhe deputeti Lodovik Hasani uruan besimtarët myslimanë për xhaminë e re të Kodër Hanit…

“Ky vend është një vend që na ndihmon të kuptojmë rëndësinë e bashkëpunimit. Bota e sotme ka nevojë më shumë se kurr për bashkësinë që përcjell mesazhe paqeje”, tha kryetari i bashkisë.

Xhamia e Kodër Hanit u rindërtua me fondet e qeverisë së Kuvajtit dhe donatorëve. I pranishëm ishte Adnan El Gunejm, sekretar i Parë i Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri.

Në përurimin e xhamisë së Kodër Hanit në Pukë morën pjesë edhe shumë personalitete të tjera mes të cilëve edhe përfaqësues nga komuniteti mysliman në Kosovë dhe Dibër teksa u mbajt edhe falja e parë nga besimtarët myslimanë.

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/11/2023 00:55

    Kane nevoje dhe per shprese e besim.Dikur kur nuk njihej koncepti i psikologut,feja luante pa dashje dhe kete rol,kur njerezit shkonin e rrefenin hallet e tyre,ose kerkonin nje keshille te kleriku i fese se tyre. Fjalet e medha qe perdorin sot psikologet zevendesoheshin nga nje keshille per t'ju lutur Zotit e shpresa se gjerat mund te permiresoheshin e te mos humbnin besimin dhe rolin e antidepresantit qe sot jepet me recete, e zinte nje ikone,nje rozari,ose nje tespie.

    Përgjigju
  • Alb: 06/11/2023 20:05

    Sa ma fukara te jete nje popull aq ma shum dominon feja. Xhamija e kisha nuk te jep me hager, populli done pun e siguri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?